Shqiptarët në Siri (të njohur edhe si arnautë) përbëjnë një komunitet prej rreth 5,000 deri 10,000 banorësh,krye sisht të vendosur në Damask dhe në qytetet Hama, Halep dhe në Latakije.
Shqiptarët mërguan për të parën herë në Siri në kohën e Perandorisë Osman, gjëgjësisht nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20.[ Vala më e madhe e mërgimit në Siri ishin vitet 1912–1913, ku shqiptarë mërguan për t’i shpëtuar represionit serb të kohës.
Lagjet shqiptare
Në Damask ka lagje të veçanta të shqiptarëve (arnautëve), të cilat datojnë që nga fillimi i shekullit 20.
Ndër më të njohurat është lagjja Divanije, që njihet si Mahalla e Arnautëve, ku po ashtu gjendet dhe Xhamia Arnaut, e ndërtuar nga shqiptari Vehbi Sulejman Gavoçi, me origjinë nga Shkodra. Lagjje tjetër e Damaskut ku banojnë shumë familje shqiptare është lagja Kadem.

Kommentare
Kommentar veröffentlichen